Federata e Futbollit të Anglisë ka nisur hetimet për dyshime në kurdisje të ndeshjes ndërmjet Oxfordit dhe Arsenalit, në rrethin e tretë të Kupës FA.
Arsenali fitoi me rezultatin 3:0.
Ky hetim ka të bëj për një incident ku u përfshi një lojtar i Oxfordit, në ballafaqimin që u luajt të hënën në “Kassam Stadium”.
“League One” ka thënë se ata janë “të vetëdijshëm për pretendimin specifik të bastit të parregullt” në këtë ndeshje, ndërsa kanë shtuar se klubet do të bashkëpunojmë për zbardhjen e rastit, ka shkruar BBC-ja të mërkurën.