Pep Guardiola ka folur për rikthimin e mundshëm te Barcelona. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Trajner katalan nuk ka mbyllur dyert për një rikthim, por ka thënë se deri tek ai vendim duhet të shkojë gjithçka natyrshëm, jo në mënyrë të sforcuar.
“Nëse mendoj se është e nevojshme, do të kthehem, por s’është kështu rasti”, ka thënë Guardiola.
“Nëse duhet të ribashkohemi përsëri një ditë, ne do të bëhemi bashkë përsëri, por le të jetë natyrshëm”, shtoi tutje Pep.