Jose Mourinho nuk do të mbetet gjatë pa punë, pasi pritet të rikthehet në Premier League. Një ditë pas shkarkimit nga Roma, bëhet e ditur se Mourinho sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Premier League.
“Sky Sports” shkruan të mërkurën se krerët e Newcastle United gjatë kësaj jave do t’i nisin negociatat me Mourinhon për ta zëvendësuar trajnerin aktual Eddie Howe, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.
Te Newcastle United, portugezi do të ketë fonde të mjaftueshme për të transferuar lojtarët që ai do.