Atletico Madridi po synon që në verën e vitit 2023 ta ketë në skuadër futbollistin aktual të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, shkruan “Mundo Deportivo” të enjten.
Reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata me Cityn.
Bëhet e ditur se deri më tani, Gundoganit nuk i është ofruar kontratë e re nga drejtuesit e klubit anglez.
Atletico Madridi nuk do ta ketë të lehtë ta bindë mesfushorin 32-vjeçar, pasi për të po interesohen edhe disa klube të tjera evropiane.