Skuadra e Inter mund të bëjnë një lëvizje për Franck Kessie. Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie mund të pranojë një ofertë për t’u kthyer në kampionatin elitar italian, Serie A.
Sipas raportimeve nga ‘Calciomercato’, Inter do të bëjnë një ofertë për yllin e Bregut të Fildishtë gjatë verës së ardhshme.
Aventura e Kessie në ‘Camp Nou’ nuk ka nisur më së miri, duke startuar vetëm në dy nga shtatë ndeshjet që u aktivizuar në La Liga.
Inter e pëlqejnë Kessie tash e sa kohë, por lojtari zgjodhi të shkonte te Barca. Mbetet të shihet nëse Inter do të gjejë zgjidhjen për ta marrë kartonin e mesfushorit.