Barcelona nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Robert Lewandowski.
“AS” ka bërë të ditur se Barça ka bërë gati ofertën e dytë për polakun, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Bayern Muencheni.
Bayerni i ka bërë me dije Barcelonës se për ta lënë të lirë Lewandowskin po kërkon të paktën 40 milionë euro, shumë kjo të cilën ekipi spanjoll është pajtuar ta paguajë.
Lewandowski tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barçën, kurse me Bayernin ka kontratë deri në vitin tjetër.