PSG do të prezantojë brenda pak javësh një humbje prej 370 milionë eurosh që janë për sezonin 2021-22. Shifra që shkelin rregullin e ‘fair play financiar’ dhe mund ta afrojë Leo Messin me Barcelonën.
Siç zbulohet këtë të shtunë nga L’Equipe, këto shifra janë rritur me përfshirjen e kontratës së re të nënshkruar nga Kylian Mbappe, e cila justifikon gjobën prej 10 milionë eurosh të vendosur së fundmi nga UEFA.
Fatura e pagave të PSG-së rritet në qiell për shkak të rinovimit të Mbappe, të cilit klubi i ofron 630 milionë euro për tre sezone, dy plus një me opsion. Paga e lojtarit do të shkonte në 72 milionë euro bruto në sezon.
Shifra që do ta linin PSG-në me probleme me ‘fair play financiar’ dhe do ta detyronin që të ulte faturën e pagave. Një nga zgjidhjet e mundshme do të ishte heqja e një prej yjeve të skuadrës. Dhe njëri prej tyre është Leo Messi, të cilit i përfundon kontratën më 30 qershor 2023, shkuan Sport.
Megjithëse Messit do t’i ofrohet rinovimi me një nxitje të konsiderueshme ekonomike, argjentinasi mund ta lërë PSG-në në mënyrë që të lehtësohen pagat. Pra fati i tij mund të bëjë që ai të kthehet te FC Barcelona.
Messi mbrojti fanellën e Barçës midis 2004 dhe 2021, duke grumbulluar gjithsej 778 ndeshje zyrtare, 672 gola dhe 268 asistime. Ai fitoi të gjithë titujt në të cilët mori pjesë, duke përfshirë dhjetë La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.