Sipas burimeve të MARCA-s brenda PSG-së, Lionel Messi është kontaktuar nga skuadra për të negociuar një zgjatje të kontratës njëvjeçare.
Messi nuk është paraqitur ende me një ofertë zyrtare për kontratë, por klubi po tregon gatishmërinë e tij për ta realizuar atë.
Ylli argjentinas dhe skuadra e tij mendojnë se është shumë herët për të pasur një përgjigje të caktuar, veçanërisht duke qenë se ende nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Ideja e Messit është të presë deri pas Botërorit FIFA Katar 2022, i cili do të luhet deri në fund të vitit. Më pas ai do të marrë pak kohë për të analizuar të ardhmen e tij.