Ylli i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ka lënë se ai mund t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.
Messi tha se nuk mendon se do luajë edhe shumë, por edhe pas pensionimit ai do bëjë diçka që do ta lidh atë me futbollin.
“Unë e dua futbollin, më pëlqen ta luaj, e vetmja gjë që kam bërë gjatë gjithë jetës sime është të luaj futboll dhe jam i sigurt se çfarëdo që të bëj më pas do të lidhet me të, megjithëse nuk e di. çfarë. Nuk mendoj se do të luaj edhe shumë.”, tha Messi për ‘Conmebol’.
Ikona e Barcelonës ka thënë se ëndërronte që karrierën ta mbyllte në futbollin argjentinas, por as kjo mund të mos ndodh për shkak se ka shumë gjëra me të cilat duhet të merret.