Skuadra e Liverpool synon transferimin e mesfushorit anglez, Jude Bellingham.
Bellingham po kalon aventurë të shkëlqyer me skuadrën e Borussia Dortmund dhe ka fituar vend edhe në kombëtaren e Anglisë.
Sipas ‘Bild’, Liverpool kanë një plan afatgjatë dhe mund të nënshkruajnë me lojtarin gjatë vitit 2023.
Ata besojnë se Borussia Dortmund mund të jenë të hapur për shitjen e Bellingham gjatë vitit tjetër. Besohet se Liverpool, gjatë vitit tjetër mund të sigurojnë nënshkrimin e Bellingham për një shumë prej 84 milionë funteve.