Kylian Mbappe duket se i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me Paris Saint-Germainin. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “RMC”.
Duket se nuk ka më kthim prapa dhe kampioni i botës me Francën do të largohet nga “Parku i Princave”.
Ai e kërkonte largimin nga Franca edhe në verën që shkoi, me destinacion Real Madridin, por në fund palët e vazhduan bashkëpunimin me një kontratë luksoze.
E tash, ish-futbollisti i Monacos duket se i ka rënë pishman dhe po e kërkon largimin nga PSG-ja në janar të vitit 2023.
PSG-ja do ta shqyrtojë këtë mundësi, edhe pse do të jetë vështirë e realizueshme deri në verën tjetër.
Por, sheikët arabë janë të vendosur që lojtarin të mos e shesin në Real Madrid, pra kudo tjetër pos në “Santiago Bernabeu”.