Renato Sanches do të largohet nga Lille në fund të sezonit. Mesfushori portugez thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk do të vazhdojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2023.
Sipas “L’Eqiuipe” mesfushori ka arritur marrëveshje personale me Milanin. Lojtari është pajtuar t’i bashkohet “Rossonerëve” gjatë verës.
Tani drejtuesit e Milanit do të tentojnë të gjejnë marrëveshjen edhe me ekipin francez.
24-vjeçari këtë sezon në 18 ndeshje në elitën e futbollit franceze ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.