Milani e ka shtuar edhe Luis Alberton në listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës.
Lazio ka shumë futbollistë në radhët e veta dhe disa nga ta do t’i shesë që me fondin e krijuar të blejë futbollistë me emër.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se Milani mund të bëjë ofertë zyrtare për Luis Alberton në verë, për shkak të kreativitetit dhe eksperiencës që e posedon spanjolli.
Luis Alberto ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. Ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.