Lautaro Martinez rikthehet në radarët e Barcelonës, nxit sërish interesimin e klubit katalanas. Sipas gazetës “Sport”, sulmuesi i Interit është një nga emrat kryesorë në fletoren e presidentit Joan Laporta për një rithemelim të ardhshëm të skuadrës Blaugrana.
Argjentinasi i lindur në vitin 1997 nuk po kalon një moment veçanërisht të favorshëm me fanellën zikaltër. Goli i fundit korrespondon me goditjen e penalltisë ndaj Juventusit në ndeshjen e Serie A, ndërsa për të gjetur golin e fundit nga aksioni duhet të kthehemi 17 dhjetorin e kaluar në ndeshjen kundër Salernitana.
Gjithashtu, sipas Sport, “Toro”, me 11 gola në Serie A, deri tani, por ende pa shënuar në Champions-in aktual, do të ishte alternativa e parë e transferimeve të Barcelonës në rast se klubi katalanas nuk arrin të marrë Erling Haaland.
Norvegjezi kërkohet edhe nga top-klubet e tjera të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, i cili në orët e fundit duket se ka marrë epërsinë e nënshkrimit të tij nga Borussia Dortmund. Pengesa e vërtetë për transferimin e Lautaro në “Camp Nou” do të ishte paga e lartë e sulmuesit, i cili tetorin e kaluar rinovoi me Interin deri në vitin 2026.