Cristiano Ronaldo është shprehur se do të pensionohet nga kombëtarja në rast se Portugalia e fiton Kupën e Botës në Katar këtë vit.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, portugezi nuk ka dyshime për këtë çështje.
Po i njëjti burim raporton se lojtari nuk e ka ndërmend t’i bishtnojë këtij vendimi, mirëpo paraprakisht duhet të sigurohet një “kusht i madh” që të ndodhë kjo gjë.
“Pensionohem nëse e fitoj Kupën e Botës në Katar. 100 për qind”. tha portugezi.