Skuadra e PSG po përgatitet për një tjetër lëvizje të madhe në merkaton e verës, me sulmuesin e Benfica në fokus.
Darwin Nunez është lojtari që ka tërhequr vëmendje të madhe nga shumë skuadra, por PSG me shumë gjasë do ta fitojë garën.
Bazuar në raportime e ‘Ojogo’, PSG kanë përgatitur 120 milionë euro për sulmuesin e Benfica.
Në rast të marrëveshjes, kjo shumë do t’i paguhej skuadrës së Benfica, për kartonin e lojtarit.
Nuk dihet akoma se cilat janë kushtet që PSG do t’i ofrojë lojtarit.