Klubi francez, Paris Saint-Germain është gati dhe dëshiron të transferojë njërin nga dy prej yjeve më të mëdhenj në La Liga.
Sipas RMC Sport, kampionët francezë janë në kërkim të nënshkrimit të yjeve pas largimit të Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr është një nga emrat që po monitorohet nga PSG.
Gazeta Diario AS e përcolli historinë dhe vazhdon të shpjegojë se Vinicius nuk është në shitje, dhe ai është i lumtur në Santiago Bernabeu, por interesi i PSG-së është thjesht në rast se vjen mundësia për të nënshkruar me të.
Situata me Lamine Yamal të Barcelonës është e ngjashme – duke pasur parasysh mundësinë që PSG të lëvizë për të nëse mundet, si dhe duke e ditur qështjen financiare gjithmonë do të lënë një shkallë shqetësimi për katalunasit.