Perisic ka kontratë me Interin deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk është arritur.
Mesfushori i Inter, Ivan Perisic thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez, Chelsea.
Fillimisht u mendua se drejtuesit e klubit dhe ata të lojtarit do të akordohen për një marrëveshje të re, por nuk duket se do ndodhë një gjë e tillë. Diferenca mes kërkesës së tij për një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 6 milionë në vit dhe ofertës së Interit për dy sezone me vlerë 4.5 milionë është një pengesë e vështirë që mund të mos arrihet.
Sipas “Sportmediaset” Perisic tashmë ka arritur marrëveshjen me Chelsea, teksa theksohet se tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Premier League, pasi gjithçka mes palëve është mbyllur. Kroati ka 47 paraqitje këtë sezon me ‘Nerazzurrët’ ku ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar tetë asistime.