Një skuadër nga Arabia Saudite pritet të marrë pjesë në Champions League nga sezoni i ardhshëm, raporton mediumi spanjoll Marca. Pritet konfirmimi zyrtar nga UEFA.
“Negociatat serioze janë duke u zhvilluar midis Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite. Gjithçka është përfundimtare dhe një klub saudit do të luajë në Ligën e Kampionëve. Ai do të ketë një vend të përhershëm, jo vetëm për një sezon,” shkruante publikimi.
Kështu, në formatin e ri të Ligës së Kampionëve do të jetë një skuadër nga Arabia Saudite, por nuk dihet se cili është kriteri me të cilin do të hyjë në turne. Thashethemet thonë se ky ndoshta do të jetë Al Nassr i Cristiano Ronaldos.
Në sezonin e ardhshëm, 36 skuadra do të luajnë në Champions League me një sistem të ri në gjithsej 10 xhiro në fazën e grupeve. Kjo i jep UEFA-s mundësinë për të ftuar një ekip nga Arabia Saudite.