Sergio Ramos mund të rikthehet në La Liga sezonin e ardhshëm. “Fichajes” ka raportuar të premten se mbrojtësi ka gjasa të mëdha të transferohet te Sevilla.
Bëhet e ditur se Ramos është në kontakte me ish-ekipin e tij dhe në verë mund t’i bashkohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
36-vjeçari është i gatshëm të kthehet në Spanjë pas dy sezoneve në Francë me Parisin, ekip të cilit iu bashkua pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.
Ramos është zhvilluar si lojtar te Sevilla, ndërsa në ekipin e parë ka debutuar në vitin 2004 përpara se të transferohet te Real Madridi një vit më vonë.