Sulmuesi i Lille, Jonathan David është i gatshëm të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe ky është lajm i mirë për Manchester United.
Ylli kanadez, Jonathan David, i cili po shkëlqen me skuadrën e Lille, ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, përfshirë të Man United.
Në një prononcim të tij së fundmi, lojtari ka thënë se është gati të shkojë te një klub më i madh dhe beson se mund të përshtatet qoftë në Premier League apo La Liga.
“Unë shihja futboll evropian në TV. Kështu, për mua ai ka qenë gjithmonë synimi. Unë vetëm doja të kaloja në Evropë. Hapi i ardhshëm është gjithmonë për rritje, më shumë ambicie, klub më i madh besoj”, ka thënë David.
“Secili lojtar dëshiron të luajë për një klub të madh. Mendoj se nëse do ta kem rastin, sigurisht se do të pranoj. Mendoj se janë dy liga të ndryshme (Premier League dhe La Liga). Por mendoj se mund të adaptohem në të dyja. Mendoj se me eksperiencën që po fitoj në Francë, do të më ndihmojë shumë të adaptohem diku më shpejt. Kështu që po, të dyja ligat më përshtaten”, shtoi ai.
David ishte edhe në radarin e Bayern Munich dhe Milan, por lojtari vendosi të kalonte edhe pak kohë me Lille.