Borussia Dortmundi ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Gjermanisë, Karim Adeyemi.
“Kicker” ka bërë të ditur të hënën se Dortmundi ka arritur marrëveshje me Salzburgun për transferimin e 20-vjeçarit këtë verë. Mësohet se për kartonin e tij, Dortmundi do t’i paguajë ekipit austriak 40 milionë euro.
Adeyemi me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare. Marrëveshja mes palëve pritet të bëhet zyrtare në fund të këtij muaji kur edhe përfundon sezoni në Bundesligën e Gjermanisë.
Adeyemi te Dortmundi do ta zëvendësojë norvegjezin Erling Haaland, që pritet t’i bashkohet Manchester Cityt. Ai këtë edicion ka shënuar 23 gola dhe ka bërë tetë asistime në 42 ndeshje për Salzburgun.