Lionel Messi është duke e kaluar vitin e fundit të karrierës në futbollin evropian.
Kjo pasi ylli argjentinas mund të përfundojë përtej Atlantikut në verën e vitit 2023. Lajmin e ka bërë të ditur “DIRECTV Sports”.
Në fakt, 34 vjeçari do ta kalojë edhe një vit në Paris Saint-Germain, e më pas verën tjetër mund të përfundojë në ligën amerikane – MLS.
Ylli 34-vjeçar do të blejë 35 për qind të aksioneve te klubi amerikan, derisa raportohet se dy legjendat kanë marrëveshje tashmë të arritur.
Messi është i interesuar që të investojë në futbollin amerikan dhe Beckham është i interesuar që t’i ofrojë këtë mundësi.
Ka zëra se atyre mund t’u bashkohet edhe Cristiano Ronaldo, por vetëm si lojtar edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar.