Serge Gnabry nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut ka refuzuar ofertën e parë të Bayern Munichut për vazhdimin e kontratës.
26-vjeçari ka kërkuar rritje të dukshme të pagës për të mbetur te kampioni gjerman.
Sipas “AS” situatën e Gnabryt është duke e monitoruar Real Madridi që po tenton ta bind lojtarin të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Kontrata aktuale sulmuesit të krahut i skadon në vitin 2023.