Barcelona do t’ia paguajë 8.5 milionë euro futbollistit Matheus Fernandes pas padisë së mesfushorit brazilian kundër klubit nga Nou Camp për largim të padrejtë.
Mesfushori brazilian, i cili ishte i vetmi futbollist në listën e pagave të Barçës që u largua gjatë verës së vitit 2021, ngriti një padi në të cilën kërkoi dëmshpërblim në shumën prej 14.8 milionë euro, por gjykata nuk e respektoi plotësisht argumentimin e tij për dëmin material shkaktuar nga largimi
Në vendimin e gjykatës thuhej se mesfushori brazilian, i cili luajti vetëm 17 minuta me fanellën e Barçës, do të marrë 7.7 milionë euro dëmshpërblim dhe 810 mijë euro të tjera paga të prapambetura.