Tashmë është e qartë se përse Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain, duke hequr dorë përfundimisht nga Real Madridi.
Sulmuesi francez ishte pranë kalimit në “Santiago Bernabeu”, por e ndërroi mendimin dhe e ndryshoi vendimin në momentet e fundit.
Mediumi francez “Le Parisien” i ka zbuluar detajisht benefitet e kontratës trivjeçare të ish-futbollistit të Monacos me parisienët
23 vjeçari do ta ketë një rrogë bazë prej 72 milionë eurosh në vit. Më pas, bonusi për nënshkrimin e kontratës është vendosur në shumën prej 180 milionë eurosh, të cilat do të paguhen në tri rata.
Një bonus besnikërie në rritje, do t’i paguhet pas çdo mbylljeje të afatit kalimtar të verës, duke filluar nga 70 milionë euro, për t’u rritur pas një viti në 80 milionë dhe më pas në 90 milionë euro, nëse Mbappe e konsideron mundësinë që të qëndrojë për një sezon tjetër në Paris.
Kjo, e thënë e gjitha, e arrin një shifër totale mahnitëse prej 630 milionë eurosh.