Nëpërmjet veprimeve në rrjetet sociale Karim Benzema ka lënë të kuptohet se diçka me të vërtetë nuk ka shkuar mes tij dhe pjesës tjetër të grupit të grumbulluar nga Didier Deschamps në Katar.
Në ato ditë mediat aluduan se sulmuesi jo vetëm që nuk kishte mbështetjen e trajnerit por edhe shumicës së lojtarëve të Francës.
Marca zbuloi sot se gjithçka ishte e vërtetë pasi vetë Karim Benzema, nëpërmjet rrjetetit social Istagram ka treguar se “ndjek” vetëm 5 lojtarë të Francës.
Sulmuesi i Realit për momentin ndjek vetëm Eduardo Camavinga-n, Aurelien Tchouaméni-n, Kylian Mbappe-n, Raphael Varane-n dhe dhe Marcus Thuram-in.