Rregullat e IFAB thonë se një ndeshje ‘nuk zhvlerësohet për shkak të vendimeve të gabuara që përfshijnë edhe VAR-in’, kështu që ndeshja Juventus – Salernitana nuk mund të riluahet pavarësisht se goli i fitores së Bianconerëve u anulua gabimisht.
Bianconerët janë tërbuar me gjyqtarët dhe VAR-in pas barazimit 2-2 kundër Salernitanas në “Allianz Stadium”.
Ata kishin rikuperuar rezultatin pasi ishin duke humbur 2-0, por në fund panë që një gol i fitores nga Arek Milik të anulohej për pozicion jashtë loje të Leonardo Bonuccit.
Mbrojtësi dukej i përfshirë në lojë aktive, por u mbajt në lojë nga Antonio Candreva, i cili nuk u vu re nga VAR në këndin e poshtëm të majtë.
Sipas Sky Sport Italia, Candreva ishte më afër vijës fundore se çdo lojtar tjetër, kështu që ai po mbante Bonuccin brenda lojës.