Arsenali ka arritur marrëveshje me Fulhamin për portierin Bernd Leno.
Gjermani do të kalojë të “The Cottagers” për shumën e tetë milionë eurove.
Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 8 milionë funte.
Në garë për ish-gardianin e Bayer Leverkusen ishte edhe Leicester, por “Dhelprat” iu futën kësaj “piste” krejt në fund, çka ua determinoi dështimin në këtë drejtim.