Arsenali është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Joao Felix, ka raportuar “El Chiringuito” të premten.
E ardhmja e portugezit tek Atletico Madridi nuk është aspak e sigurt dhe Arsenali po synon transferimin e tij verën tjetër, që është edhe ndër favoritët kryesor për të.
22-vjeçari ka humbur vendin e titullarit këtë edicion dhe është i gatshëm të largohet nga Atletico.
Krerët e Arsenalit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro për Felixin, i cili po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Bayern Muencheni.
Felix, i cili ka tri asistime këtë edicion në 14 ndeshje në të gjitha garat, ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.