Loic Tanzi, gazetar i L’Eqiupe, ka thënë se Barcelona dhe Altetico Madridi janë në rrugë të mirë për ta gjetur një marrëveshje në lidhje me çështjen e Antonie Griezmann.
Lojtari është bërë “mollë sherri” për të dyja ekipet të cilat po e interpretojnë ndryshe marrëveshjen për kalimin e tij te “Los Colchoneros”. Barcelona pretendon që Atletico Madridi ta paguajë klauzolën e lojtarit, pasi, sipas marrëveshjes, ai i ka luajtur 80% të ndeshjeve.
Në anën tjetër, “kuqebardhët” pretendojnë se klauzola e blerjes së Griezmann aktivizohet në qoftë se lojtari luan me po të njëjtën përqindje edhe në ndeshjet e këtij sezoni. Përkundër mospajtimeve, duket se një “paqe” është duke u ndier, pasi, sipas Tanzit, palët kanë rënë dakord që shuma e transferimit permanent të lojtarit në “Metropolitano” të ulet në 25 milionë, nga 40 milionë sa ishte më herët.
Mbete të shihet se si do të kurorëzohen këto negociata.