Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, Xavi Hernandez është buzë shkarkimit nga Barcelona, pasi statistikat nuk flasin në favor të tij.
Humbja e tij e fundit kundër Real Madridit dhe eliminimi i tij i afërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve e vendosi trajnerin e Blaugranas nën presion.
Përveç një surprize absolute dhe shfaqjes së mrekullive të shumta, Barcelona do ta kalonte fazën e grupeve të Ligës së kampionëve, por gjasat janë më të mëdha që ata të bijen në Ligën e Evropës për të dytin vit me radhë.
Një dështim i paprecedentë sportiv që e vë klubin Balugranasit në një situatë mjaft delikate, pasi kishin vendosur si synim të paktën çerekfinalet e garës më të madhe për klube në Evropë. Një dështim që do të lërë gjurmë në fushën ekonomike. Për këtë arsye, Joan Laporta tashmë mendon kandidatët e mundshëm për rolin e trajnerit.
Thomas Tuchel, trajneri gjerman është pa ekip, pasi u shkarkua nga bordi i Chelseat në fillim të sezonit. Një shkarkim që solli shumë polemika në “Stamford Bridge” pasi ai arriti të ngrinte trofeun e Ligës së Kampionëve disa muaj më parë. Tuchel është favorit i madh për të zëvendësuar Xavin nëse ai shkarkohet.