Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për brazilianin e Monacos, Caio Henrique, ka raportuar “Mundo Deportivo” të premten.
Mësohet se Barça po tenton transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë në afatin kalimtar të janarit pas paraqitjeve të mira që po tregon këtë sezon.
Në tetë paraqitje në të gjitha garat, Henrique ka asistuar katër herë dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Ai ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2027. Henrique është pjesë e Monacos prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Atletico Madridi për tetë milionë euro.