Xavi Hernandez dhe lojtarët raportohet të jenë nën presion pas një serie paraqitjesh jo të mira, të cilat vazhduan të shtunën me një barazim 1:1 kundër Rayo Vallecanos.
Pavarësisht kësaj, Xavi ruan mbështetjen e plotë të Joan Laportas, Decos dhe pjesës tjetër të bordit të Barcelonës. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar zërat për zëvëndësimin e mundshëm.
Imanol Alguacil i Real Sociedadit është trajneri i lidhur me Barçën, si pasardhës i Xavit.