Miralem Pjanic mund të largohet nga Barcelona.
Pjanic është një nga tre lojtarët e vetëm që nuk kanë marrë minuta këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.
Mesfushori boshnjak pati një fazë parasezonale të mirë, por megjithatë nuk po merr minuta nën drejtimin e Xavi Hernandez. Raportimet e fundit nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se ka një ofertë për Pjanic, nga skuadra e Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tani është gjithçka në dorën e lojtarit, për të vendosur nëse do të largohet ose jo. Merkatoja në EBA është akoma e hapur, kështu që Barca mund ta shesë kartonin e lojtarit, nëse Miralem pranon.