Bayern Munich thuhet se kanë mbyllur marrëveshjen me Ryan Gravenberch në aspektin personal.
Kampionët e Bundesliga duhet të nisin negociatat me skuadrën e Ajax, për të gjetur një shumë të përshtatshme për dy palët, për kartonin e lojtarit.
Skuadra e Ajax në anën tjetër thuhet se kërkon 35 milionë euro për Gravenberch, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023. Bayern kanë ofruar 15 milionë dhe 10 të tjera si bonuse. Palët po punojnë për të gjetur një zgjidhje.
Gravenberch ka luajtur në 27 ndeshje në Eredivisie këtë sezon me Ajax, duke shënuar dy gola dhe kontribuar në pesë të tjera.