Muajt e fundit kanë qarkulluar emrat e disa mbrojtësve të djathtë qe do te jene ne merkato ne vere. Mes tyre edhe Dumfries i Interit, per te cilin pati interes nga Bayern Munich edhe pse oferta gjermane duket e vogel ne krahasim me kerkesat zikalter.
Por, ka edhe okazione dhe mes tyre është edhe Noussair Mazraoui, marokeni i lindur në 1997, i cili luan te Ajax. Ai ka një kontratë që skadon më 2 qershor dhe për këtë arsye mund të afrohet si transferim i lirë.
Shumë klube të rëndësishme e kanë synuar, mes tyre edhe Milani. Por duket se Bayern Munich ka fituar ankandin. Sipas asaj që ka bërë të ditur gazeta gjermane Bild, Mazraoui tashmë ka përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe së shpejti duhet të mbërrijë njoftimi për nënshkrimin e kontratës së re.
Burimi raporton se lojtari do të fitojë një pagë bruto prej 8 milionë euro në vit, një shifër shumë e rëndësishme. Pra, rreth 4 mln euro ne sezon te ekipi gjerman. Ishte e vështirë për Milanin të mendonte të propozonte një oferte te tille. Barcelona gjithashtu kishte një interes konkret për mbrojtësin e Ajax-it, por në Gjermani thonë se janë të sigurt se gjithçka ka përfunduar me Bayern Munich.