Sulmuesi Thomas Mueller do të jetë pjesë e Bayern Munichut të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.
“Bild” ka raportuar të hënën se Bayerni së shpejti do t’ia ofrojë Muellerit rinovimin e kontratës.
Kontrata aktuale i skadon atij në fund të këtij edicioni, ndërsa Bayerni po dëshiron ta mbajë edhe për një vit me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. 34-vjeçari gjatë tërë karrierës së tij profesioniste ka qenë pjesë e Bayernit.
Ai ka debutuar me ekipin e parë në vitin 2009 dhe ka fituar çdo trofe në mund të fitohet në nivel klubesh. Këtë edicion, Mueller ka 1 gol e 5 asistime në 10 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin.