Lionel Messi do të jetë objektivi kryesor për Barcelonën gjatë merkatos verore.
Të paktën kështu raporton Diario Sport, sipas të cilëve katalunasit do ta tentojnë transferimin e tij me parametra zero.
Lojtari ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, gjë të cilën pritet ta bëjë pas Kampionatit Botëror.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” po kalon në një moment fantastik me Paris Saint Germain, skuadër me të cilën synon triumfin në Champions League.