Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për portugezin Nelson Semedo.
“Daily Express” ka raportuar të martën se Chelsea po monitoron Semedon, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Londinezët janë të detyruar të bëjnë një lëvizje të tillë për shkak të problemeve të Reece Jamesit me lëndimet këtë edicion.
Semedo është pjesë e Wolverhamptonit dhe Chelsea pritet të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij.
Portugezi, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, prej vitit 2020 po luan në Angli, ndërsa këtë edicion ka dy asistime në 12 paraqitje.
28-vjeçari ka kontratë me Wolvesin deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit edhe për dy vjet të tjerë.