City pritet të rifreskojë skuadrën e tyre dhe gazetari spanjoll Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi një numër prej atyre që mund të largohen drejt sfidave të reja në fund të sezonit aktual.
Guardiola njihet se është i hapur për të lënë lojtarët të largohen nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre të vështirë.
Në El Chiringuito, Alvarez ka thënë se Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar nga Etihad Stadium.
Pë Gundogan interesim të madh ka shfaqur Barcelona, e që sipas Alvarez të dy palët tashmë janë pranë marrëveshjes finale.
Bernardo Silva i dashuruar nga gjigandët si Real Madridi, Barcelona e PSG,mund të ishte transferimi i përkryer pë mesfushën, pra do të kemi një garë për shërbimet e tij.
Kyle Walker mund të përfundoj te ndonjë klub i Premier Leagues, Joao Cancelo mund të përfundoj te Real Madridi duke parë mangësit e klubit në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kurse për Laporte destinacioni do të ishte Italia apo Spanja.