Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka luajtur një rol kyç për skuadrën e Luciano Spallettit këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë katër asistime në 17 ndeshje të Serie A, duke ndihmuar Napolin të marrë lidershipin për Scudetton.
Zhurma rreth Osimhen ka filluar të rritet gjithnjë e më shumë, me shumë klube që tani kanë filluar të mendojnë ofertën në afatin kalimtar të verës.
Chelsea ka filluar të fokusohet te Osimhen muajt e fundit, duke kërkuar nga skautët e tyre të dërgojnë raporte më të detajuara ndërsa përgatiten të luftojnë për nënshkrimin e tij në verë.
Blutë, me pronarin e ri Todd Boehly, thuhet se nuk janë të shqetësuar për shifrën prej 150 milionë eurosh, por ata duan ta përfshijnë në marrëveshje edhe Romelu Lukaku, nëse Interi vendos të mos e blejë për sezonin e ardhshëm.