Cristiano Ronaldo nuk pritet që të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të kësaj vere.
Kohëve të fundit është raportuar se sulmuesi portugez do të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës, sidomos nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, asgjë nuk pritet të ketë ndikim dhe Ronaldo pritet të mbetet edhe më tej te “Djajtë e Kuq”. Sipas “AS”, 37-vjeçari është i lumtur me planin që Man United ka për të ardhmen.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mendon se mund ta udhëheq skuadrës në “aspiratën për ta fituar Premierligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm”.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri më 30 qershor 2023.