Dani Alves dhe Marcelo mund të bëhen shokë skuadre.
Dy mbrojtësit brazilianë të krahut, Dani Alves dhe Marcelo janë në planet e skuadrës së Real Valladolid. Ata që konsiderohen si më të mirët e dekadës së kaluar për pozitat e tyre, janë aktualisht pa kontratë.
Raportime të ‘UOL Esporte’ bëjnë të ditur se Ronaldo Nazario i dëshiron dyshen në skuadër. Presidenti i Real Madrid po planifikon t’i afrojë veteranët brazilianë në skuadrën e tij.
Real Valladolid siguroi promovimin në La Liga dhe po synon të bëjë disa përforcime. Përvoja e Marcelo dhe Dani Alves mund të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e Ronaldo.