Barcelona i ka ofruar Dani Alvesit mundësinë për t’u stërvitur me klubin para se të fillojë Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Alves do të bashkohet me skuadrën e Brazilit në Katar në javët e ardhshme
Kësisoj, 39-vjeçari ka kërkuar një bazë stërvitore në Evropë për të qëndruar në formë para se të udhëtojë drejt Katarit.
Pas largimit nga Barcelona, mbrojtësi veteran iu bashkua në korrik skuadrës meksikane, UNAM Pumas, me të cilën nënshkroi kontratë 12-mujore.
Sipas “Marca”, Alves tani është bashkuar me shokun e tij të vjetër të skuadrës, Rafa Marquez, për të qenë pjesë e seancave stërvitore te Barcelona B.
Dani Alves back in the house! 🤩 pic.twitter.com/W3XyKSNUa4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 28, 2022