Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos do vazhdojë bashkëpunimin me ‘Mbretërit’.
Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.
Mesfushori po tregon formë të lartë, veçanërisht në ndeshjet e fundit, kjo ka bërë që klubi të mendojë seriozisht që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin me spanjollin.
Sipas raportimit të ‘Marca’ drejtuesit e klubit tashmë janë të bindur, duan të rinovojnë kontratën me 26 vjeçarin.
Ende nuk dihen detajet e kontratës së re.