Newcastle Unitedi po shihet favorit për transferimin e sulmuesit Memphis Depay, ka raportuar “The Sun” të enjten.
Sipas tabloidit anglez, Newcastle ka bindur Depayn për ta vazhduar karrierën në Angli dhe po negocion me Barcelonën për lirimin e tij. Mësohet se ekipi anglez po synon ta transferojë holandezin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për kartonin e tij, Newcastle është gati të ofrojë rreth 10 milionë euro, duke pasur parasysh se atij kontrata me ekipin spanjoll i skadon në fund të këtij edicioni.
Depay këtë edicion nuk po ka hapësirë të madhe te Barça, pasi deri më tani ka regjistruar tri paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat. Ai iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë.