Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror.
Anglia shkon në Katar me synimin për “ta kthyer futbollin në shtëpi”.
Për aventurën e radhës, Gareth Southgate ka publikuar listën me emrat e ftuar.
Ajo që bie në sy është mungesa e lojtarëve që kanë bërë mirë në Serie A, si Chris Smalling, Fikayo Tomori e Tammy Abraham.
Në listë janë përfshirë dy yjet e Man City, Kyle Walker e Kalvin Phillips që ishin të lënduar deri vonë. Edhe anëtari i Leicester, James Maddison ka zënë vend.
Kjo është lista e plot e të ftuarve: