Sulmuesi nën pronësi të Manchester Unitedit, i huazuar te Getafe, Mason Greenwood ka përfunduar në radarin e Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Sipas mediumit talkSport, Barcelona dhe Atletico Madrid po ndjekin Mason Greenwood, i cili është i huazuar nga United te Getafe deri në fund të sezonit.
Të dy gjigantët e La Liga kanë dërguar skautë për të vëzhguar nga afër performancat e 22-vjeçarit në Spanjë gjatë rrjedhës të edicionit 2023/24.
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq nuk janë të interesuar ta rikthejnë lojtarin pas skandalit dhe një largim i tij në verën e ardhshme duket i pashmangshëm.