Agjenti i Milan Skriniar ka konfirmuar se është refuzuar oferta e Interit për rinovim të kontratës.
Roberto Sistici zbuloi se oferta është refuzuar në dhjetor të vitit të kaluar, duke shtuar se “Interi vendosi për ta nxjerrë sllovakun në treg”.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se janë në bisedime me Paris Saint-Germainin, si dhe me disa klube tjera jashtë Italisë.
Sipas mediumeve italiane Inter tani është duke menduar që ta lë Skrinar të largohet qysh në këtë merkato për shifrën e 15-20 milionë euro pasi drejtuesit e klubit frikësohen se ai mund të largohet falas në merkaton verore.
PSG shihet si klubi favorit për transferimin e Milan Skrinar në këtë merkato.